LIGJ PËR GJENDJEN CIVILE
Ky ligj rregullon kuptimin dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të Kosovës, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, përcaktimin e rregullave për krijimin, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimin dhe funksionimin e shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Kosovës.