Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors

Njoftim në lidhje me dorëzimin e PSUR, PBRER, RMP përmes sistemit Barnatari në Departamentin e Farmakovigjilencës

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se pas një testimi të sukesshëm të sistemit digjital “Barnatari” nga data 25.11.2024 dorëzimi i PSUR (eng. – Periodic Safety Update Reports); PBRER (eng.Periodic Benefit Risk Evaluation Report) apo RMP (eng. – Risk Management Plan) sipas UA 09/2017 për farmakovigjilencën e Produkteve Medicinale për përdorim human në R. e Kosovës; në departamentin e Farmakovigjilencës duhet të bëhet përmes sistemit eletronik Barnatari;

Të gjithë subjektet e autorizuara/personat përgjegjës lokal për farmakovigjilencë të cilët kanë nevojë për ndonjë sqarim shtesë, apo ata të cilët nuk kanë qasje në pjesën/modulin e Farmakovigjilencës në kuadër të sistemit Barnatari, ju lutemi drejtohuni tek Departamenti i Farmakovigjilencës në AKPPM.

Me respekt.

 

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors