Ju njoftojmë se, referuar rekomandimit të KVPPM-së dhe në përputhje me terminologjinë e standardizuar të EDQM-së, është realizuar përditësimi i terminologjisë së kategorive dhe formave farmaceutike në sistem.
Lusim të gjitha palët e interesit që gjatë aplikimeve dhe dokumentacionit përcjellës të përdorin terminologjinë e përditësuar sipas klasifikimit të EDQM-së.