Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Laboratorit për kontroll të cilësise
Laboratori Zyrtar për Produkte dhe Paisje Medicinale– LZPPM
Është formuar në Shtator të vitit 2004 në pajtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 2003/26, ndërkaq funksionalizimi I plotë i tij është bërë në Prill të vitit 2008.
Që nga ajo kohë, ka vazhduar puna në mënyrë të rregullt, varësisht nga kërkesat e organeve kompetente.
Misioni I LZPPM-së është kontrollimi dhe sigurimi i kualitetit të produkteve dhe pajisjeve medicinale duke u bazuar në standarde, legjilacione, direktiva dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës
LZPPM-së ka një organizim të brendshë, të përbërë prej një stafi prej 7 antarëve, ku përfshihen; Drejtori i departamentit, Menaxheri i Cilësisë si dhe Udhëheqësit e sektorëve.
LZPPM-ja përbëhet nga:
– Divizioni për Sigurimin e Kualitetit
– Divizioni Kimi-Farmaci
– Divizioni Biofarmaci/Teknologji
– Divizioni Mikrobiologji/Biologji
Mr ph Lutfi Mulaku
Drejtor I Laboratorit I të Kontrollit të Cilësisë
I diplomuar në Fakultetin Farmaceutik në Universitetin e Sarajevës
Email: Lutfi.Mulaku@rks-gov.net
Tel: 038-512-134