Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

23-12-2024

I. Miratohet Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale të deklaruara nga Bartësit e autorizim marketingut në Kosovë apo përfaqësuesit e autorizuar të Bartësit të autorizim marketingut. II. Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale nga pika I e këtij vendimi hyn në fuqi prej muajit shkurt (datë 01.02.2025) dhe vlen një vit nga data e hyrjes në fuqi. III. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi ndryshimi i çmimeve të produkteve medicinale böhet sipas vendimit të ministrit me të cilin përcaktohet afati për ndryshim të çmimit; IV. Për produktet medicinale për të cilat Bartësit e autorizim marketingut apo përfaqësuesit e autorizuar të Bartësit e autorizim marketingut kanë regjistruar produktet medicinale në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) pas datës 4 prill 2024 qarkullojnë në Kosovë deri ne nxerrjen e një vendimi tjetër; V. Për produktet medicinale të cilat qarkullojnë pa Autorizim marketing dhe autorizim të kufizuar, procedura e deklarimit të çmimit bëhet sipas Vendimit të Komisionit për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale. VI. Obligohen qarkulluesit me pakicë - barnatoret të vendosin çmimin sipas Listës zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale në të gjitha produktet që ka në gjendje. VII. Obligohet AKPPM të ndërmerr të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi; VIII. Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale është pjesë e këtij vendimi dhe e njejta do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë së Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale. IX. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.