Bashkepunimi AKPPM-HALMED ne fushen e GMP-së

07-05-2024

Me ftesen e Agjencise së Kosoves për Produkte dhe Paisje Medicinale ,ekspertet e GMP-së znj.Tanja Trbojevic Kroanic dhe z.Karlo Surlina nga HALMED i Kroacisë po qendrojnë në Kosovë nga data 06-09.05-2024. Gjatë ketyre diteve ekspertet e GMP-së së AKPPM-së dhe ekspertet e HALMED-it të Kroacisë do të perfitojnë nga eksperiencat e tyre në fushen e auditimit (vlersimit) të praktikës së mirë të prodhimit të produkteve mjekësore.Bashkepunimi ne mes te dy vendeve po behet bazuar në marveshjen e bashkepunimit ne mes të AKPPM-së dhe HALMED-it ne fushat me interes te perbashket ne mes te dy Agjencive perkitazi me produktet dhe paisjet medicinale. AKPPM po bashkepunon ngushtë me HALMED edhe në perafrimin e legjislacionit primar dhe sekondar me Acquis të BE-së.