06-02-2023
Thellimi i bashkëpunimit institucional në mes të AKPPM-së dhe IFPPM-së Kryeshefi i Agjencisë së Kosoves për Produkte dhe Paisje Medicinale z.Sejdë Tolaj priti në takim delegacionin nga Inspektoriati Farmaceutik të Produkteve dhe Paisjeve Medicinale te kryesuar nga Drejtoresha znj.Remzije Thaqi.Temë e përbashket e takimit ishte domosdoshmeria e bashkepunimit të afert në mes të ketyre dy institucioneve ne fushat e pergjegjësive të perbashkëta institucionale.Poashtu u dsiskutua për Planin Legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë,Planin e Mostrimit dhe shumë tema tjera me interes të perbashkët. Ofrimi i sherbimeve cilësore do të jetë perpjekja dhe angazhimi i përbashkët ne mes të AKPPM-së dhe IFPPM-së