02-12-2022
Me ftesë të Institutit për barna dhe paisje mjekësore në Mal të Zi ,Kryeshefi i AKPPM z.Sejdë Tolaj me bashkëpunetorë po marrin pjesë në konferencen rajonale “Prespektiva europiane e CinMed permes bashkepunimit dhe partneritetit drejt një qëllimi të perbashkët” e cila po mbahet në Podgoricë nga data 01-03 Dhjetor 2022.Ne këtë konferencë janë duke u trajtuar tema të zhvillimeve të reja dhe aktuale në sektorin farmaceutik,me theks të veqantë ne rregulloret dhe udhëzimet ne fushen e paisjeve mjekësore,për praktiken e mirë të shperndarjes (GDP) ,praktikës së mirë të farmakovigjilences (GVP) dhe parandalimit të hyrjes se barnave të vjedhura dhe të falsifikuara në zingjirin ligjor të furnizimit.