Importi i pajisjeve medicinale IVD dhe Metodat e testimit për COVID-19 që i plotesojnë kushtet e shënjimit me CE-IVD

15-07-2020

Të nderuar, Për informacionin tuaj në vegëzën e mëposhtme gjeni bazën e të dhënave të Komisionit Evropian me të dhëna për pajisjet medicinale IVD dhe metodat e testimit për COVID-19 që i plotesojnë kushtet e shënjimit me CE-IVD. https://covid-19-diagnostics.jrc.ec.europa.eu/devices/2#form_content Testet të cilat nuk kanë CE marked sipas këtij linku të publikuar nga Bashkimi Evropian, nuk i plotësojnë kushtet për importin e tyre në Republikën e Kosovës. Andaj luteni që të keni vëmendjen që të gjithë Qarkulluesit farmaceutik (pajisje) me shumicë, të cilët janë të licencuar në AKPPM, të bëjnë verifikimin e testeve ne vegëzën e mësipërme para së të aplikojnë për leje importi në Departamentin e Licencimit. Lejimi i importit për teste për Covid-19 SARS-CoV-2 do të bëhet vetëm pas licencimit të subjekteve ekonomike sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2020 për plotësim ndryshim të Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa I përket hapsirës, kuadrit professional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore.