LIGJI Nr. 02/L-128

LIGJ PËR BARNAT NARKOTIKE, SUBSTANCAT PSIKOTROPE DHE PREKURSORË

a) Ligji rregullon prodhimin, qarkullimin me shumicë dhe pakicë, importin, eksportin, kalimin tranzit, transportin, blerjen, furnizimin, shitjen, posedimin, konsumimin, përdorimin dhe propagandimin e bimëve prej të cilave mund të përfitohen narkotikët, barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët. b) Përcakton obligimet e autoriteteve kompetente të cilat kanë lidhshmëri me këto substanca; c) Bënë klasifikimin e bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve në bazë të rrezikshmërisë së tyre, gjatë përdorimit në mjekësi dhe veterinari; d) Përcakton masat e përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimit të bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve; UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo 2 e) Përcakton masat ndëshkimore në rast të shkeljeve së dispozitave të këtij ligji, dhe akteve normative në bazë të këtij ligji.