Forma e aplikimit të SPC, FIP, MOCK-UP për autorizim marketing

01-03-2023

Me rastin e pranimit të aplikacioneve për Autorizim Marketing dhe Ripërtrirje, pala është e obliguar që SPC-në dhe FIP-in t'i sjellë në gjuhët zyrtarë të Republikës së Kosovës të përkthyera nga një përkthyes profesional nga lëmia e farmacisë/mejkësisë dhe të vulosura nga subjekti juridik i autorizuar nga bartësi i autorizimit për marketing në Republikën e Kosovës. Kjo procedurë vlen edhe për të gjitha aplikacionet (lëndët) që janë në procedim e sipër në afat prej 30 ditësh nga data e nënshkrimit të këtij udhërrëfyesi. Ky udhërrëfues është bërë me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të procedurave për autorizim marketing. Kjo nënkupton se hapi i revidimit nga ana e AKPPM-së është eliminuar.